Shkolla e Magjistraturës, më datë 21 prill 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Kompetencat e gjyqtarit të seancës paraprake, roli i tij në procesin penal. Kufiri lidhur me vlerësimin dhe çmuarjen e provave. Mundësitë e vendimmarrjeve të gjyqtarit të seancës paraprake. Problematikat në praktikë lidhur me disponimin për plotësimin e hetimeve, përllogaritjen e afateve të paraburgimit në rastin e disponimit për plotësimin e hetimeve, pushimin e çështjes, ndryshimin e akuzës. Ndarja e çështjes në gjykimin në seancë paraprake dhe parashikimi ligjor lidhur me detyrimin e shqyrtimit të çështjeve të ndara nga i njëjti gjyqtar i seancës paraprake. Zbatimi i rasteve të papajtueshmërisë”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Sokol Binaj, Adelajda Gjuzi
Lehtësues: Artur Prenga
Qëllimi i këtij trajnimi është: Të njihen pjesëmarrësit me kompetencat e gjyqatrit të seancës paraprake dhe rolin e tij në proçesin penal. Standardet e vendosura nga Gjykata e Lartë në lidhje me kufirin e vlerësimit dhe çmuarjes së provave nga ana e GJSP, si dhe mundësitë e vendimarrjes në këtë fazë të proçesit. Evidentimi i problematikave të konstatuara në praktikë lidhur me disponimin për plotësimin e hetimeve, përllogaritjen e afateve të paraburgimit në rastin e disponimit për plotësimin e hetimeve, pushimin e çështjes, ndryshimin e akuzës. Ndarja e çështjes në gjykimin në seancë paraprake dhe parashikimi ligjor lidhur me detyrimin e shqyrtimit të çështjeve të ndara nga i njëjti gjyqtar i seancës paraprake
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Kompetencat e gjyqtarit të seancës paraprake, roli i tij në procesin penal.
- Kufiri lidhur me vlerësimin dhe çmuarjen e provave. Mundësitë e vendimmarrjeve të gjyqtarit të seancës paraprake.
- Problematikat në praktikë lidhur me disponimin plotësimin e hetimeve, përllogaritjen e afateve të paraburgimit në rastin e disponimit për plotësimin e hetimeve, pushimin e çështjes, ndryshimin e akuzës.
- Ndarja e çështjes në gjykimin në seancë paraprake dhe parashikimi ligjor lidhur me detyrimin e shqyrtimit të çështjeve të ndara nga i njëjti gjyqtar i seancës paraprake. Zbatimi i rasteve të papajtueshmërisë.
- Kompetencat e gjyqtarit të seancës paraprake, roli i tij në procesin penal. Gjyqtari i seancës paraprake dhe vlerësim apo çmuarje të provave.
- Mundësitë e vendimmarrjeve të gjyqtarit të seancës paraprake.Vendimi për kthimin e akteve prokurorit për të formuluar akuzë. Kufizime të kompetencës së GJSP për të vendosur kthimin e akteve për të formuluar akuzë. Revokimi i vendimit te pushimit. Dërgimi në gjyq.
- Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake. Kompetenca e GJSP lidhur me aktet dhe provat e hetimit.
- Afati i paraburgimit që konsumohet gjatë seancës paraprake.
- Ndarja e çështjes në gjykimin në seancë paraprake dhe parashikimi ligjor lidhur me detyrimin e shqyrtimit të çështjeve të ndara nga i njëjti gjyqtar i seancës paraprake. Zbatimi i rasteve të papajtueshmërisë.
- Pushteti funksional i GJSP për pushimin e çështjes. Jurisprudenca e KPGJL. Ndryshimi i cilësimit juridik. Pretendime mbi marrjen e provave të reja pas pranimit të gjykimit të shkurtuar nga GJSP.
- E drejta e gjyqtarit të themelit për të vlerësuar vlefshmërinë e vendimit të gjyqtarit të seancës paraprake.
- Kompetenca e gjyqtarit të seancës paraprake kur vendoset për plotësim hetimesh.
- Çështjet e veçuara të të njëjtit procedim penal dhe shqyrtimi i tyre nga gjyqtari i seancës paraprake.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.





Shkolla e Magjistraturës